Libri i fundit nga Leonard Cohen, përfunduar ‘pak para vdekjes’, botohet vitin e ardhshëm

4:51 pm 08.10.17

 

Poezi të pabotuara, shënime dhe tekste këngësh, që ofrojnë “një shikim të brendshëm në jetën dhe mendjen e artistit të rrallë” do të botohen në librin e quajtur The Flame.

Në këtë libër lexuesit do të gjejnë poezitë e fundit të Leonard Cohen, të përfunduara vetëm muaj para vdekjes, ka bërë të ditur menaxheri i këngëtarit, transmeton The Guardian.

Duke përshkruar koleksionin e quajtur The Flame, botuesi Canongate tha se këngëtari dhe tekstshkruesi kanadez ka zgjedhur dhe radhitur poezitë vetëm disa muaj para vdekjes në nëntor të vitit 2016.

Pjesa më e madhe e librit që do të botohet në tetor të vitit të ardhshëm do të jetë material i ri.

Cohen, i cili vdiq në moshën 82 vjeçare, fillimisht u fokusua në karierë si poet, duke botuar koleksionet Let Us Compare Mythologies më 1956, The Spice-Box of Earth më 1961 dhe Flowers for Hitler më 1964. Në fundin e viteve 60-ta ai u morrë më shumë me muzikë, duke nxjerr albumin e parë më 1967, Songs of Leonard Cohen.

“Gjatë muajve të fundit të jetës, Leonard kishte vetëm një fokus – të kompletoj këtë libër, shumica përbërë nga poezitë e tija të pa botuara dhe përzgjedhje nga shënimet e tija.” ka thënë menaxheri Robert Kory.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM