Libraria e krijuar nga punëtorët e pastrimit

7:33 am 18.01.18

 

Punëtorë të pastrimit në kryeqytetin e Turqisë kanë hapur një librari e cila është e mbushur me libra të cilët njëherë ishin destinuar të shkatërrohen.

Libraria është vendosur brenda një fabrike të tullave në Ankara dhe përbëhet nga pjesë të cilat dikur ishin përgatitur të groposen në fusha të landfillit, përfshirë këtu edhe rafte të cilat tani mbajnë libra që po të mos gjenin vend në këtë librari atëherë do të shkonin në shkatërrim.

Koleksionet e librave dhe pikturave që gjenden në këtë librari janë mbledhur për muaj të tërë nga punëtorë të pastrimit dhe më pas atyre u kanë ndihmuar edhe banorë në këtë pjesë të Ankaras të cilët kanë dhuruar dhe pasuruar librarinë me libra.

 

 

Libraria është hapur për publikun në shtator të vitit të kaluar.

Tani në librari gjenden 6,000 libra të ndryshëm, letërsi fiktive, jo fiktive, libra për fëmijë, libra vizatimor, libra shkencorë dhe libra në gjuhë të ndryshme si në anglisht dhe frengjisht.

“Ndjehem shumë keq që këta libra janë hedhur në mbeturina si bukë. Shoqëria jonë duhet të tregoj më shumë vetëdije. Kjo është një humbje e madhe. Është diçka e rëndësishme kur një fëmi lexon një libër dhe mëson një fjalë nga ai,” ka thënë një banor lokal në Ankara për televizionin TRT World.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM