Liam Neeson tregon se si ka dashur të kryejë vrasje raciste pasi një mike e tij u sulmua

11:02 am 05.02.19

Liam NeesonLiam Neeson ka folur për herë të parë për storjen e tij kur ka dashur të kryejë një vrasje raciste kur një nga miqtë e tij u përdhunua.
Ylli i filmit Taken, i cili do të shfaqet në filmin aksion “Cold Pursuit”, shpjegoi se si impulset e dhunshme e çuan atë deri tek pika ku ai ecte nëpër rrugë me një armë duke dashur të vriste dikë të zi pasi një mike e ngushtë u përdhunua nga një zezak.

“Ka diçka primitive që zgjohet kur je i zemëruar’- tha ai kur vie puna te dhuna. Kur e morra vesh se ç’i kishte ndodhur mikes, dhe pasi e kuptova që ishte një zezak që e kreu aktin, dola lart e poshtë me një shufër hekuri, me shpresën se do të më afrohej dikush  – e them i turpëruar – dhe e kam bërë këtë për ndoshta një javë, duke shpresuar se ndonjë bastard i zi do të dilte nga ndonjë lokal dhe do të më afrohej për diçka… Në mënyrë që… ta vrisja”, ka theksuar Neeson.

Aktori ka thënë më tej se kjo ishte hera e parë që fliste për këtë ngjarje. Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar atë për aspektin racor që i ka dhënë tregimit të tij./UrbanFm/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM