Liam Gallagher tregon se çfarë nuk di të bëjë

5:43 pm 05.11.17

 

Liam Gallagher ka zbuluar publikisht se ai nuk di të notoj.

Ish-frontmeni i Oasis ishte pjesë e emisionit Gogglebox në Channel 4 dhe aty tregoi se ka frikë nga uji.

“Unë, Noel dhe [vëllau më i vjetër] Paul nuk dimë not.” ka thënë Liam.

“Mirë për ju që dini të notoni, jam xheloz, do të doja të dija të notoja. Kam problem kur futem thellë. Filloj t’i përplas duart si një salmon i çmendur.” ka shtuar ylli i muzikës britanike.

“Madje unë kam probleme edhe kur bëjë një dush.”

Javëve të fundit Liam ka folur edhe për ndikimin që ka pasur muzika e The Stone Roses gjatë rinisë së tij. Ai kishte thënë se muzika e këtij bendi i kishte ofruar rrugëdalje nga të gjitha problemet që kishin ndodhur në familje sa ai ishte i ri.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM