Liam Gallagher tregon emrin e këngës së re. Ka një mesazh për fansat e Oasis

12:09 pm 20.03.17

 

Ish-frontmeni i Oasis, Liam Gallagher, ka zbuluar emrin e një kënge të tij të re e cila do të jetë pjesë e albumit të parë të këngëtarit në projektin e tij solo.

Javë më parë Liam kishte treguar se albumi quhet ‘As You Were’, derisa përmes rrjetit social Twitter tani ka zbuluar emrin e singlit të parë i cili quhet ‘Not For Sale’.

 

 

Albumi i ri nga Liam pritet të lëshohet gjatë këtij viti, derisa këngëtari do të jetë nëpër turneun e tij të parë si solo këngëtar.

Ndër festivalet e shumta, Liam do të jetë edhe në festivalin Exit që mbahet në Novi Sad të Serbisë gjatë muajit korrik.

Ndërkohë, ai ka postuar disa mesazhe, ndër të cilat sulmon edhe vëllaun e tij Noel Gallagher, derisa ka thënë se gjatë turneut të tij do të këndoj edhe këngë të Oasis dhe, sipas tij, do t’i këndoj shumë më mirë sesa i kishte bërë dikur Noel.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM