Liam Gallagher për herë të parë takon vajzën e tij 21 vjeçare (foto)

7:18 pm 24.05.18

 

Këngëtari Liam Gallagher është takuar për herë të parë me vajzën e tij 21 vjeçare, Molly Moorish.

Ish-frontmeni i Oasis, 45 vjeç, e ndau lajmin duke postuar një foto bashkë me vajzën Molly e cila është rritur me nënën e saj Lisa Moorish. Në foto gjithashtu janë edhe Lennon dhe Gene, dy djemtë që Liam ka nga martesat me Patsy Kensit dhe Nicole Appleton.

 

 

Vitin e kaluar Liam tha se ansjëherë nuk është takuar me vajzën e tij Molly, duke i lënë fajin marrëdhënieve jo të mira me nënën e saj.

“Sidoqoftë nuk kam asnjë problem me vajzën,” kishte thënë Liam për revistën GQ.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM