Liam Gallagher komenton secilën këngë të albumit. Njërën e quan “pisllëk” (video)

5:47 pm 06.10.17

 

I jashtëzakonshëm si gjithnjë, ish-frontmeni i Oasis nuk ka hezituar të jetë i sinqertë dhe të fus në funksion fjalorin e tij të parezervë edhe kur ka komentuar këngët e albumit të tij debutues si solo këngëtar.

Gjatë intervistës në Radio X, Liam Gallagher i është përgjigjur moderatorit Chris Moyles duke i vlerësuar këngët, secilën, me nga një fjali të shkurtër.

Në secilin koment Liam ka shprehur se çfarë ai mendon dhe ndjen sapo t’i kujtohet njëra prej këngëve.

Për këngën ‘Greedy Soul’ ai përgjigjet duke thënë “pisllëk”.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM