Liam Gallagher këndon ‘I’ve All I Need’ në The Late Late Show

6:28 pm 22.02.18

 

Liam Gallagher ishte të mërkurën mysafir muzikor në emisionin The Late Late Show.

Ish-frontmeni i Oasis performoi këngën ‘I’ve All I Need’ nga albumi i tij debutues As You Were.

Kohë më parë, në një intervistë për revistën NME, Liam kishte thënë se për këngën ‘I’ve All I Need’ është frymëzuar pas një takimi me Yoko Onon në New York City.

“Na ftoi brenda dhe na përgatiti çaj, dhe aty kishte një baner, një të madh rreth gjithë kuzhinës, dhe unë thash ‘oh, çfarë do të thotë kjo?’”

“Dhe ajo tha, ‘John [Lennon] e bëri të njëjtën pyetje kur shkuam në Japoni për të takuar prindërit e mi.’ Sidoqoftë, ai thotë ‘derisa kam qëndruar joaktiv, kam mbledhur krahët e mi.’”

Pas kësaj, Liam e futi këtë frazë në këngën ‘I’ve All I Need’.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM