LG lëshon smartfon të ri në SHBA

11:00 am 14.03.17

Kompania LG ka nxjerr në treg një smartfon të ri, me çmim të përballueshëm, në Shtetet e Bashkuara.

Smartfoni quhet Fortune dhe vjen me ekran 5-inç FWVGA, procesor 1.1 GHz me katër bërthama, si dhe me 16 GB memori të brendshme e cila mund të zgjerohet në 32 GB.

Gjithashtu, LG Fortune vjen me kamerën kryesore dhe të përparme prej 5 megapikselë, transmeton Koha.net.

Me dimensione prej 144.8 x 72.4 x 7.9 mm, Fortune punon me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow dhe vjen me baterinë prej 2.500 mAh.

LG Fortune, po ashtu, ofron mbështetje edhe për lidhjen 4G LTE, Wi-Fi, Bluetooth 4.1 dhe microUSB.

Nuk dihet se a do të jetë në dispozicion ky smartfon edhe në tregjet tjera të botë, por në Shtetet e Bashkuara ai mund të blihet në Cricket Wireless me një çmim prej 89.99 dollarë.

 

smart

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM