Lëshohet aplikacioni social “Pritjet Kufitare”

3:24 pm 07.03.18

 

Është lansuar aplikacioni social ‘Pritjet Kufitare’ që synon të ndihmojë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë, që të planifikojnë udhëtimet e tyre ndërkufitare për të kursyer kohë, për të shmangur vonesat e trafikut, dhe për të kaluar kufijtë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Blerta Thaçi, drejtoreshë në Open Data Kosovo, u shpreh se me anë të zhvillimit të këtyre aplikacioneve përveç që po punojmë drejt digjitalizimit të institucioneve të administratës, “ne po angazhojmë edhe komunitetin e TI në procese demokratike duke u mësuar të rinjve shkathtësi praktike në zhvillim softuerik, siç janë Fortesa dhe Valoni, të cilët pas përfundimit të këtij trajnimi, treguan se si kjo eksperiencë ju ka ndihmuar të zhvillojnë kapacitetet e tyre në fushën e teknologjisë”, transmeton Koha.net.

Ky aplikacion miqësor i mbledh të dhënat nga 12 pikëkalimet kufitare dhe gjeneron video në kohë reale për të treguar statusin e çdo pike kufitare. Aplikacioni shfaq automatikisht të dhënat për profilet e rrjeteve sociale dhe është projektuar për të ndihmuar përdoruesit të marrin vendime në lëvizje.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM