LDK dhe AKR në koalicion parazgjedhor

5:12 am 17.05.17

 

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bashkuar forcat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Në mbrëmjen e së martës, në rezidencën e Behgjet Pacollit, LDK dhe AKR kanë arritur marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Arban Abrashi nga LDK ka konfirmuar për gazetën Express se AKR është pajtuar t’i bashkohet një koalicioni me LDK’në, që kandidat për kryeministër do të ketë Avdullah Hotin.

Edhe nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri, ka treguar për gazetën se kanë arritur marrëveshje me LDK’në. Ai ka thënë se kjo marrëveshje është për të mirën e Kosovës.

Bahtiri ka treguar se AKR’së do t’i takojë kryetari Kuvendit, një zëvendëskryeministër dhe disa ministra.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM