Lavrov: Nuk ka prova se pati sulm kimik në qytezën Douma

6:46 pm 09.04.18

 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se nuk ka prova që tregojnë të jetë kryer sulm kimik në qytezën siriane Douma.

Burime mjekësore raportuan për 60 të vdekur nga sulmi i kryer të shtunën në qytezën e mbajtur nga rebelët, por siç raporton BBC numri i të vdekurve mund të jetë më i madh dhe tani për tani i paverifikueshëm.

Ministri Lavror ka reaguar duke thënë se specialistë rusë dhe punëtorë humanitarë kanë vizituar hapsirën, të cilën luftëtarët rebelë kanë filluar ta lëshojnë pas marrëveshjes për dorëzim.

Sulmin e të shtunës e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe Franca duke paralajmëruar përgjigje “të fortë dhe të përbashkët”.

Gjatë ditës së hënë, presidenti amerikan Donald Trump tha se gjatë 48 orëve të ardhshme do të merren “vendime të mëdha”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM