Latoya Jackson motra e Michael Jackson e pranon se Michael ishte pedofil

4:45 pm 08.03.19


Motra e Michael Jackson është e para që ka pranuar se vëllai i saj abuzonte të mitur. “Daily Mail” ka publikuar së fundmi një intervistë të regjistruar 26 vite më parë, ku LaToya tregon se nuk do të dëshironte të ishte një bashkëpunëtore krimesh.

“Michael është vëllai im, e dua shumë, por nuk mundem dhe nuk do të jem bashkëpunëtore e heshtur e krimeve të tij kundër fëmijëve të vegjël dhe të pafajshëm. Nëse mbetem e heshtur atëherë do të thotë të ushqej fajin dhe poshtërimin që këta fëmijë ndjejnë dhe mendoj se është shumë e gabuar”, është shprehur LaToya në një intervistë për MTV të publikuar në vitin 1993, e cila mësohet se është regjistruar pas akuzave që lëshoi babai i 13-vjeçarit Jordy Chandler kundër “mbretit të popit”.

“Tani ndaloni dhe mendoni për një sekondë dhe më thoni, çfarë bëri një 35-vjeçar që mori një djalë të vogël dhe qëndroi me të për 30 ditë? Dhe merr një djalë tjetër dhe qëndron me të për pesë ditë në një dhomë dhe nuk largohet kurrë nga dhoma? Sa prej jush janë 35 vjeç? Sa do të merrnin fëmijë të vegjël dhe të bënin këtë gjë? E dua vëllain tim, por është e gabuar. Unë nuk dua të shoh këta fëmijë të lëndohen”, ka vijuar më tej ajo.

“Unë jam gjithashtu një viktimë dhe e di se cfarë ndjenje është. Këta fëmijë do të jenë të frikësuar për gjithë jetën dhe s’dua të shoh më fëmijë të pafajshëm që ndikohen në këtë mënyrë. Më vjen shumë keq për këta fëmijë, sepse nuk kanë më një jetë”, ka përfunduar LaToya.

62-vjeçarja ka treguar asokohe se familjarët e të të abuzuarve bliheshin me çeqe të shumave të mëdha, në mënyrë që të heshtnin ndaj abuzimeve seksuale.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM