Lansohet sistemi informativ për tregun e punës

3:50 pm 30.11.18

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përkrahur nga projekti për punësimin e të rinjve, projekt ky i SDC-së, do të lansojnë sot “Sistemin Informativ të Tregut të Punës”.

Sistemi Informativ i Tregut të Punës ka për qëllim të sigurojë informacione lidhur me punësimin dhe karrierën për studentët, të papunët, punëkërkuesit, prindërit, si dhe këshilltarët për karrierë duke mbledhur një sërë të dhënash nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (rreth regjistrimit të popullsisë, Anketa e Fuqisë Punëtore), nga MASHT (statistikat e arsimit), MPMS (të papunësuarit e regjistruar, përfituesit e asistencës sociale, vendet e lira të punës etj), nga Administrata Tatimore (shifrat zyrtare të punësimit), MTI (regjistri i bizneseve) në një platformë të përbashkët që do të ofrojë informacione të përditësuara mbi  trendin dhe tendencat në tregun e punës në Kosovë.

 

 

Ministri i Punës dhe Mirëqenie Sociale Skender Reçica, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyçi, zëvendës përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo, Menaxheri projektit Enhancing Youth Employment (EYE) Durim Hoxha dhe palë të tjera të interesit do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Përndryshe Radio Urban FM që nga 12 janari do të fillon me një seri të radio dhe TV emisioneve që kanë për qëllim të njoftojnë opinionin publik e posaçërisht të rinjtë, nxënësit/studentët mbi të dhenar e ndryshme të hapura që tregojnë për kuadrin profesional që momentalisht ka nevojë tregu kosovar. Projekti “Nga gojëdhënat në të dhëna” iniciuar nga Radio Urban FM 103.5 që së bashku me disa prej radiove lokale do t`a implementon për 1 muaj rresht përkrahur nga Fondi i Mileniumit të Kosovës (Millennium Foundation Kosovo).

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM