Lamtumira e fundit për Dritëro Agollin

5:27 pm 05.02.17

Nën një ceremoni shtetërore, sot në Tiranë iu dha lamtumira e fundit shkrimtarit Dritëro Agolli.

Përpara arkivolit të tij, në Pallatin e Kongreseve, u përkulën të gjithë, që nga fshatarët, për të cilët nuk rreshti të thurte vargje, e deri tek drejtuesit më të lartë të politikës, të cilët po ashtu nuk rreshti së kritikuari apo këshilluari deri në çastet e fundit të jetës.

“Më dukej sikur Dritëroi jetonte në një dehje përfundimtare. Duke u mbajtur me njërin krah te Sadija e me tjetrin, te vdekja. Ngjante se të parës i ishte besnikërisht një dashnor i paepur, ndërsa të dytës, vdekjes, i luante syrin, duke i bërë me shenjë nga gruaja si justifikim pse nuk vendoste ende t’i hidhej në krahë”, tha kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, transmeton Top Channel.

Shkrimtari Pëllumb Agolli tha: “Është njeriu që i la popullit tonë trashëgim një pasuri të madhe. Është rilindasi i fundit i popullit tonë”

Pas ceremonisë që zgjati më shumë se dy orë e gjysmë, i mbuluar me qindra buqeta lulesh, arkmorti i Dritëro Agollit u largua nga Pallati i Kongreseve, me vargjet e shkruara shumë vite më parë, pikërisht për këtë ditë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM