Lady Gaga thyen heshtjen e saj për R Kelly

11:43 am 10.01.19

R Kelly and Lady Gaga performed together at the 2013 American Music Awards

Lady Gaga ka kërkuar falje  që ka punuar me yllin R&B  R Kelly, dhe tha që do të heq duetin e tyre, Do What U Want, nga shërbimet online.
Ky lajm vjen pas transmetimit të një dokumentari të ri për Kelly, i cili rrëfen akuza për abuzim seksual dhe fizik ndaj grave dhe vajzave nën moshë, për disa dekada.

Gaga tha për rrëfimet e grave “tmerruese” dhe “të pa-mbrojtshme”, duke shtuar: “Unë qëndroj pas këtyre grave 1000%”. Kelly i ka mohuar të gjitha akuzat.

Avokati i tij gjithashtu e hodhi poshtë dokumentarin si “raund tjetër i storjeve” që përdoreshin për “mbushjen e kohës televizive”. Por filmisti Dream Hampton tha se filmi përshkruan se si Kelly kishte kaluar pothuajse tre dekada duke “abuzuar gra të reja dhe të mitura”.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM