Lady Gaga “fluturoi” gjatë performancës në Super Bowl  (video)

4:25 am 06.02.17

HOUSTON, TX - FEBRUARY 05: Lady Gaga performs during the Pepsi Zero Sugar Super Bowl 51 Halftime Show at NRG Stadium on February 5, 2017 in Houston, Texas. (Photo by Patrick Smith/Getty Images)

 

New England Patriots kanë arritur të mposhtin Atlanta Falcons me rezultat 34-28 në finalen e Super Bowl që u mbajt të dielën në Houston të Texas.

Për shikuesit jashtë Shteteve të Bashkuara, një interesim i madh është në veçanti për pauzën në mes të dy pjesëve, ku bëhen performanca nga këngëtarë me famë botërore.

Këtë herë, Lady Gaga ishte ajo që zbaviti të pranishmit duke e filluar shfaqjen me një lëshim nga lartësia për të kënduar këngën ‘Poker Face’.

Ajo u mbështet nga shumë vallëtarë duke vazhduar me këngët ‘Born this Way’ dhe ‘Telephone’.

Më pas, Gaga ndërroi veshjen për t’iu bashkuar kërcimtarëve me këngën ‘Bad Romance’.

Gjatë gjithë kësaj performance, pati fishekzjarrë të shumtë, dronë, dhe mbi të gjitha dominoi Gaga me fluturimin e saj.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM