Kylie Jenner padyshim që e meriton statusin e fundit që ka marrë. Mongolja e kozmetikës është shpallur miliarderja më e vogël në botë në moshën 21-vjeçare. Anëtarja më e vogël e familjes Kardashian, vlerësohet se e ngriti vetë të gjithë pasurinë e saj.

Sipas listës së miliarderëve të Forbes, Kylie po bën pasurinë nga biznesi i saj më i shitur i kozmetikës. Ylli i televizioneve amerikane themeloi dhe është pronarja e Kylie Cosmetics, biznesi trevjeçar që arriti rreth 360 milionë dollarë shitje vitin e kaluar.

Image result for kylie jenner

Kylie ia kaloi edhe themeluesit të Facebook,  Mark Zuckerberg i cili u bë miliarder në moshën 23 vjeçare. “Nuk prisja asgjë. Nuk e parashikova këtë të ardhme. Por ndihem vërtetë mirë,”-tha Jenner për Forbes. Themeluesi i Amazon zotëron listën si njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij arrin 131 miliardë dollarë, sipas Forbes.