Ky regjisor do të punoj filmin pasardhës të ‘The Shining’

5:03 am 30.01.18

 

Është caktuar regjisori i cili do të punoj filmin Doctor Sleep, film ky që është vazhdimësi e tregimit që solli në vitin 1980 filmi The Shining me aktorin Jack Nicholson.

Duke shkruar në Twitter, regjisori Mike Flanagan ka njoftuar se është ai të cilit i është besuar regjia e filmit të ri.

“I emocionuar dhe i nderuar që do të kaloj kohë në Overlook. Mezi pres.” ka shkruar Flanagan.

 

 

Filmi do të bazohet në novelën me të njëjtin emër nga viti 2013, derisa do të përcillet tregimi i Danny Torrance i cili tani është një i rritur i varur nga alkooli, i cili mbetet i traumatizuar psikologjikisht nga ngjarjet që kanë ndodhur në filmin e parë në hotelin Overlook.

Regjisori që do të punoj filmin Doctor Sleep, në të kaluarën njihet për punën e tij në filmat si Absentia, Hush dhe Oculus.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM