Ky legjendë i muzikës thotë se The Beatles ishin “muzicientët më të këqinj në botë”

7:32 pm 07.02.18

 

Producenti legjendar amerikan ka treguar se si ishin grupi britanik gjatë viteve të para derisa po krijonin muzikën e tyre në studio.

Duke folur për revistën Vulture, muzicienti Quincy Jones ka treguar përshtypjet e para kur ai kishte takuar grupin The Beatles dhe kur kishte parë ata duke inçizuar këngët në studio.

Jones tha se përshtypja e tij e parë ishte “se ata ishin muzicientët më të këqinj në botë. Nuk dinin të luanin. Paul ishte basisti më i keq që kisha dëgjuar. Dhe Ringo? Mos më pyesni për atë.”

Legjenda e muzikës amerikane tha se kishte takuar Paul McCartneyn ku ai ishte 21 vjeq. Jones e përshkroi muzikën e The Beatles si asgjë më shumë sesa “një version i bardhë i rhythm dhe blues”.

Duke folur për revistën Vulture ai tha se gjatë qëndrimit të tij në studio me bendin britanik, dhe me producentin George Martin, kishte parë se si basistit i “duheshin tri orë për një pjesë katër-copëshe që po mundohej ta fuste në këngë”.

“Nuk po e arrinte,” ka shpjeguar Jones gjatë kësaj interviste.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM