Ky gjerdan vlenë 2 milionë dollarë

6:21 am 02.02.18

 

Biznesmenja australiane Roxy Jacenko ka bërë një fotoshooting ku shfaqi gjerdanin më të shtrenjtë që ka bartur deri më tani.

Këtë herë, Jacenko është paraqitur me një gjerdan 101-karatësh prej diamanti i cili vlen 2 milionë dollarë, transmeton Daily Mail.

Duke folur për gazetën britanike, Roxy ka thënë se ky gjerdan është më i shtrenjti që ka vendosur në trupin e saj deri më tani.

“Në të vërtetë, gjerdani ishte një gjerdan i shumëfishtë vendosur njëri mbi tjetrin për të krijuar pamjen përfundimtare,” ka thënë ajo për këtë qafore që është krijuar nga Nader Jewellers.

Në fotot e reja, Roxy mban veshur një fustan të zi derisa trupi i saj trega kujdesin që ajo i kushton përmes ushtrimeve në gym.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM