Ky është videospoti për këngën zyrtare të botërorit ‘Rusia 2018’

7:48 pm 08.06.18

 

Është publikuar videospoti për këngën zyrtare të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Era Istrefi, Nicky Jam dhe Will Smith këndojnë këngën ‘Live it Up’ që ka për producent të famshmin Diplo.

 

 

Tradita e publikimit të himnit zyrtar të Kupës së Botës ka nisur në vitin 1966, vit kur u shfaq edhe maskota e parë e një evenimenti të tillë. Që nga ai moment cdo këngë që është publikuar për ngjarjen më të madhe futbollistike është kthyer më pas në hitin e verës dhe këtë e kanë vërtetuar këngë si ‘Copa De La Vida’ e Ricky Martin për Francë 1998, ‘Waka Waka’ e Shakirës për Afrika e Jugut 2010 apo ‘We are the One’ e Pitbull e Jennifer Lopez e Brazil 2014.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM