Ky është traileri për filmin e ri të Sofia Coppolas  (video)

1:54 pm 09.02.17

Regjisorja Sofia Coppola sjell këtë viti nëpër kinema filmin e saj të ri, The Beguiled.

Ky është një ripunim i trillerit të vitit 1971, ku atëherë në rolin kryesor luante Clint Eastwood.

Tani, në The Beguiled është Colin Farrell që luan rolin e John, një ushtar i plagosur që përfundon në një shkollë të izoluar për vajza.

Nicole Kidman luan rolin e Marthas, dretjueses së shkollës, bashkë me mësuesen Edwina (Kirsten Dunst) dhe studenten Carol (Elle Fanning), të cilat e shërojnë shëndetin e ushtarit.

Por, gjërat marrin një kthesë jo të mirë ku përfshihen tema të joshjes, shtypjes së seksualitetit, dhe ku hakmarrja nxjerr kokën.

Filmi ka premierën më 23 qershor.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM