Ky është traileri për filmin e ri nga Coen Brothers  (video)

6:50 pm 22.08.17

 

Një trailer i ri është lëshuar për filmin Suburbicon.

Filmi është i zhanrit dark-crime-comedy dhe vjen nga Coen Brothers pas atij të vitit 2016, Hail, Caesar!.

Suburbicon është shkruar nga Coen Brothers dhe Grant Heslov, derisa regjinë e ka bërë George Clooney.

Tregimi i filmit flet për një lagje ku në dukje çdo gjë është perfekte, aty ku Marr Damon luan rolin e Gardner Lodge dhe Julianne Moore luan rolin e Margaret, motrës së Gardner.

Kur gruaja e Gardner vdes, hetuesit e policisë dhe njerëzit e sigurimit dyshojnë se Gardner dhe motra e tij nuk po thojnë të vërtetën rreth incidentit.

Kjo është hera e pestë që vëllezërit Coen bashkëpunojnë me George Clooneyn, derisa do të jetë hera e tij e parë që ka rolin e regjisorit në bashkëpunim me vëllezërit Coen.

Filmi Suburbicon do të lëshohet nëpër kinema gjatë muajit nëntor.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM