Ky është traileri për filmin ‘City of Lies’, që flet për vrasjen e reperëve Biggie dhe Tupac

11:02 am 22.05.18

 

Është shpërndarë traileri i parë për filmin City Of Lies që trajton dy rastet më të shënuara në historinë e hip-hop muzikës në Shtetet e Bashkuara.

Johnny Depp dhe Forest Whitaker paraqiten në këtë film që flet për vrasjen e reperëve Biggie dhe Tupac.

Whitaker luan rolin e një gazetari që kërkon ndihmën e një detektivi të LAPD, luajtur nga Depp, për të mësuar se pse dosjet e këtyre dy vrasjeve ende nuk janë mbyllur tërësisht.

Përveç që merret me vdekjet e dy reperëve, filmi gjithashtu trajton edhe qështjen e korrupsionit në policinë e Los Angeles gjatë viteve 1990-ta.

 

 

Filmi del nëpër kinema gjatë muajit shtator.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM