Ky është traileri i ri për filmin ‘Tomb Raider’

9:02 pm 18.01.18

 

Është lëshuar traileri më i ri për filmin Tomb Raider i cili nëpër kinema do të dal më 16 mars.

Bazuar në video-lojën që mban emrin e njëjtë, filmi sjell karakteret që tanimë njihen nga françiza Tomb Raider, por këtë herë rolin kryesor të Lara Croft e luan fituesja e çmimit Oskar, Alicia Vikander.

Traileri i dytë i filmit tregon më shumë rreth temës së tij. Pas një hulumtimi të bërë, Croft largohet nga jeta e saj e zakonshme dhe e qetë për të kërkuar babain e saj arkeolog Lord Richard Croft i cili mendohej se ka vdekur.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM