Ky është traileri i parë për filmin Ocean’s 8 (video)

4:10 pm 19.12.17

 

Është lëshuar traileri i parë për filmin Ocean’s 8, një spin-off ky i filmit Ocean’s Eleven, që tani vjen i tëri me aktore femra.

Ngjarja zhvillohet rreth një vjedhjeje në Met Gala të New Yorkut, derisa në rolet kryesore paraqiten emrat e njohur: Rihanna, Anne Hathaway, Sandra Bullock, Sarah Paulson, Helena Bonham Carter, e disa aktore të tjera.

Filmi është shkruar dhe punuar nga regjisori Gary Ross, i njohur për punën në The Hunger Games.

Ocean’s 8 do të dal nëpër kinema më 8 qershor të vitit 2018.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM