Ky është traileri i parë për filmin e ri me Jack Black dhe Cate Blanchett

2:22 pm 28.03.18

 

Është lëshuar traileri për filmin The House With A Clock In Its Walls, ku rolet kryesore i zënë Jack Black dhe Cate Blanchett.

“Në traditën e klasikëve Amblin, ku ngjarjet fantastike ndodhin në vendet më të papritura, Jack Black dhe dy herë fituesja e Academy Award, Cate Blanchett, luajnë në ‘The House With A Clock In Its Walls’” fillon përshkrimi për filmin.

“Aventura magjike flet për tregimin drithërues të 10-vjeçarit Lewis (Owen Vaccaro) i cili shkon të jetoj me dajën e tij në një shtëpi të vjetër me një zemër misterioze. Por fasada e qetë e qytezës së re është e mbushur me jetë sekrete të magjistarëve dhe shrigave, dhe këto dalin kur Lewis aksidentalisht zgjon të vdekurit.”

Filmi do të ketë premierën nëpër kinema më 21 shtator.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM