Ky është filmi më i ri nga regjisori Richard Linklater  (video)

9:42 am 25.08.17

 

Tre ish-ushtarakë në moshë bëhen bashkë për një mision i cili ndër të tjera karakterizohet edhe me episoda të komedisë.

Steve Carell, Bryan Cranston dhe Laurence Fishburne janë tre aktorët kryesorë në filmin më të ri nga regjisori i mirënjohur Richard Linklater.

Filmi Last Flag Flying do të dal nëpër kinema më 3 nëntor.

Carell paraqitet si Richard “Doc” Shepherd, një ish mjek i cili humb djalin në një nga betejat e ushtrisë.

Për të shkuar në funeralin e tij, Shepherd vendos të thërras shokët e tij, Sal (luajtur nga Cranston), një pronar kafeneje, dhe Mueller (luajtur nga Fishburne), një pastor.

Por, filmi merr kthesë kur “Doc” vendos se përfundimisht dëshiron që djali i tij të vazrroset në shtëpi, duke bërë kështu që të tre personazhët në film të ballafaqohen me mundimet që ta kthejnë arkivolin në shtëpi.

Filmi Last Flag Flying është bazuar në novelën me të njëjtin emër nga Darryl Ponicsan, e cila ishte vazhdimësi e novelës The Last Detail nga viti 1970.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM