Ky do të jetë mesazhi i ‘NEWBORN’-it për këtë vit  (foto)

10:27 am 14.02.17

newborn1

 

Sikurse në vitet e kaluara, monumenti në qendër të Prishtinës, ‘Newborn’, pas pak ditëve do të ndryshoj dukjen për të përcjellur një mesazh të ri tek të gjithë vizitorët e tij.

Tashmë është duke u punuar në krijimin e mesazhit të ri që simboli i pavarësisë së Kosovës do të mbaj nga ky 17 shkurt, kur edhe shënohet përvjetori i pavarësisë dhe vendosjes së këtij monumenti.

Ngjyrosja, që do t’ia japë pamjen e një muri, dhe rrëzimi i dy shkronjave, që të krijohet thirrja “No Walls” (Pa mure), janë mesazhe që do të përcillen nga vepra që u bë atraksion botëror qysh kur u zbulua për herë të parë më 17 shkurt të vitit 2008, shkruan Koha Ditore.

Pëlqimi për ndërhyrje në NEWBORN tashmë është miratuar nga Komisioni i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, por ende nuk janë dhënë edhe mjetet e kërkuara.

“Do të duket sikur muri”, ka thënë për gazetën Koha Ditore, autori i obeliskut, Fisnik Ismaili.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM