Pas 30 vite, gjendet piktura

Një djalë në Angli ka kërkuar të paraqitet në një emision televiziv dhe të flas për problemin e tij në gjetjen e një vendi të punës.
21 vjeçari Joe Parsons ka folur për televizionin ITV në emisionin e drejtuar nga Eamonn Halomes dhe Ruth Langsford duke shprehur mendimin e tij se për shkak të tatuazhit që ka në qafë po e ka të pamundur të gjej një vend pune.
“Sapo futem në dhomë dhe menjëherë paragjykohem.” thotë Parsons.
Ai ka treguar se vetëm gjatë katër muajve të fundit i janë refuzuar 20 kërkesa për të zënë një vend pune.
Kur është pyetur nëse ka ndonjë këshillë për të tjerët, ai ka thënë: “Do të thoja se për mua, personalisht prapë do ta bëja [tatuazhin], sepse e dua dhe është pjesë e imja.
“Por, për të tjerët sigurisht se duhet ta mendojnë. Sigurohuni të jeni në një vend të sigurt pune ku nuk do t’ju largojnë javën tjetër.”