Kuvendi miraton ligjin për marrëveshjen IPA

1:13 pm 04.10.17

 

Votat nga partitë në pushtet dhe nga ato në opozitë kanë bërë të mundur miratimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare të Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA) 2016, që ka vlerën prej 71.15 milionë euro.

IPA është një instrument financiar i shfrytëzuar nga Bashkimi Evropian, që ka për synim të ndihmojë vendet që janë në procesin e anëtarësimit në BE.

“Kjo marrëveshje përfshinë gjashtë projekte të cilat do të ndihmojnë përafrimin me legjislacionin e BE-së, të drejtat e komuniteteve, rritjen e konkurrueshmërisë për ndërmarrjet kosovare si dhe përkrahjen për lidhjen më të mirë të arsimit me tregun e punës dhe politikat sociale” ka thënë Ministrja e Integrimit Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Në tërësi, programi konsiston me financimin e 45.5 milionë euro nga ana e Bashkimit Evropian për Kosovën, ndërsa shuma totale është 71.15 milionë euro, ku përfshihet edhe ofrimi i kredive nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, ka shpjeguar Hoxha.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM