Kuvendi i Kosovës kërkon lirimin e Haradinajt

11:41 am 09.03.17

haraj

 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës kërkohet lirimi i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në liri me kusht në Francë.

Nga 79 deputetë sa ishin në sallë 78 kanë qenë pro rezolutës ndërkaq vetëm një ka qenë kundër.

Ndër të tjera rezoluta parasheh edhe pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt, transmeton gazeta Express.

 

Pikat e rezolutës:

Lirimi i pakusht  i Ramush Haradinaj të ndodh sa më shpejt dhe të konsiderohet detyre primare shtetërore.

Pezullimi i dialogut me Serbinë deri në lirimin e Haradinjat.

Qeveria të kërkojë nga BE që të pastroj listat e fletë-arresteve nga Serbia për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dhe institucionet e Kosovës të marrin veprimin dhe të informojë  shtetet tjera që refuzon juridiksionin  e një anshëm të Serbisë.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM