Kushner: BE-ja të mbështes anëtarësimin e Shqipërisë

6:35 pm 27.12.17

 

Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë, dhe ish-ministër i Jashtëm i Francës, Bernard Kushner, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të mbështetet anëtarësimi i Shqipërisë në bllokun evropian.

Duke shkruar për ‘Euobserver’, Kushner ka kujtuar se dera e Bashkimit Europian më në fund është hapur për zgjerimin pasi kreu kur mori detyrën, i KE-së Jean-Claude Juncker e përplasi fort, duke thënë se nuk do të kishte anëtarësime të reja gjatë mandatit të tij 5-vjeçar.

Kombet më të etura për anëtarësim nuk janë mes tyre. Kandidatët kryesorë për raundin e ardhshëm të zgjerimit janë Serbia dhe Mali i Zi kujton Kushner, dy vende ku kjo temë mbetet tejet polemizuese e për të cilat flitet se po joshen për faktin se janë më të prirura të ndërrojnë kah e të rehatohen në anën e Moskës, transmeton Top Channel.

“Problemet e brendshme politike, ish-shefi i diplomacisë franceze i sheh si një arsye më shumë që Brukseli të mos e lerë Shqipërinë në fund të rreshtit. Është koha që votuesve shqiptarë t’iu tregohet se mbështetja e tyre për BE-në ka efekt” ka shkruar Kushner.

Bashkimin Europian e duan dhe 90% e kosovarëve shton Kushner, por ndonëse fatkeqësisht nuk mendoj se kjo dëshira mund t’i realizohet së shpejti, Brukseli duhet të tregohet shumë më aktiv e të inkurajoje Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë, Spanjë si edhe vetë Serbinë që të pranojnë të pashmangshmen e të njohin sovranitetin e Kosovës.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM