St Vincent tregon listën e

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, pret që përpjekja e parë e koalicionit PDK, AAK dhe Nisma, për të krijuar qeverinë e re, të dështojë.
Ai thotë se do të jetë Vetëvendosje ajo që do të formojë qeverinë në rastin e dytë.
“T’i kemi 61 numra, ne deputetët shqiptarë dhe më pas pakicat jo serbe. Por, kurrsesi të jetë Qeveria e varur prej tyre”, ka thënë Kurti në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Kurti mendon se qeveria e re nuk duhet të varet nga Lista Serbe.
“Nuk ka kuptim të formohet Qeveria duke u varur nga Lista Serbe dhe ne jemi të bindur që një Qeveri e varur nga Lista Serbe do t’i kishte dy kryeqytete, edhe Prishtinën edhe Beogradin”.