Kurti për të dorëhequrit: Dëshiruan të shkatërrojnë Vetëvendosjen

3:04 pm 06.05.18

 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka folur rreth ish-anëtarëve të cilët u larguan nga lëvizja dhe që shumë shpejt do të formojnë parti të re.

“Ishim një hap para fitores kur morëm një goditje të rëndë nga brenda e nga jashtë. Ata dëshiruan ta shkatërrojnë Vetëvendosjen, por ne jemi një hap larg fitores. Anëtarësimet e reja, sondazhet, qytetarët e konfirmojnë këtë. Me më shumë punë, lëvizja mund të vijë në pushtet” ka thënë Kurti, transmeton Lajmi.net.

Ai tha se qeveria që udhëhiqet nga Haradinaj synon të kryejë vetëm punë të këqia për vendin.

Këtu ai përmendi Asociacionin, dhe dialogun me Serbinë.

“Ia kemi falur 8 mijë e 200 hektarë tokë Malit të Zi. Asociacioni po mbetet në verë, pasi qyetarët janë të zhvendosur nga politika”, tha Kurti.

Ai theksoi se dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM