Kurti mendon se do të krijojë qeverinë

3:37 pm 13.06.17

 

Albin Kurti ka ftuar kundërshtarët e tij politikë që t’i bashkohen atij në formimin e qeverisë së re.

Kurti, i cili tha se në këtë koalicion paszgjedhor ai vet do të ishte shef i ekzekutivit, theksoi se ftesa e tij vlen edhe për ata deputetë të koalicionit PDK-AAK-Nisma që nuk duan, siç tha ai, të ketë edhe një tjetër qeveri të klanit ‘Pronto’.

“Ne ftojmë të gjithë koalicionin LDK-AKR -Alternativa dhe po ashtu deputetët  të koalicionit  PDK -AAK -NISMA, ti bashkohen lëvizjes në formimin e qeverisë”, ka thënë Kurti duke theksuar se ditëve në vijim do të shpeshtohen takimet me partitë dhe deputetët në vend, transmeton gazeta Zëri.

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje ka thënë se “qytetarët kanë krijuar një situatë krejtësisht ndryshe poltike”.

Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve, ku fitues doli koalicioni PAN por si parti e vetme më së shumti u votua Vetvendosje, ai tha se është i gtashëm të formojë qeverinë.

Gjithashtu, Kurti ka theksuar “se do t’i përfshijmë edhe pakicat në qeverinë tonë të re, kjo është nevojë e vendit tonë dhe obligim kushtetues dhe ligjor. Ndërkaq, ne nuk bëjmë pazare të tilla për pozita që ta deformojmë vullnetin e popullit”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM