Kurti: Kam përkrahjen e ambasadorëve për formimin e Qeverisë

9:15 am 26.07.17

 

Albin Kurti thotë se ambasadorët e rëndësishëm në Kosovë i kanë dhënë mbështetje atij për formimin e Qeverisë, në rast se i ka numrat e nevojshëm.

Në një intervistë për gazetën Zëri, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër ka thënë se përmes zgjedhjeve të fundit populli tregoi se e do një qeverisje nga LVV-ja, mbështetjen ndaj së cilës e kanë konfirmuar edhe ambasadat kryesore të huaja në Prishtinë. Në të kundërtën, Kosova rrezikon të qeveriset nga PAN-i, i varur nga Lista Serbe dhe nga Beogradi, e ku rreziqet do të ishin të paditura dhe të papritura.

Megjithatë, kandidati i lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër thotë se kjo do të ndodhte vetëm përkohësisht, sepse “Vetëvendosja” tani ka fuqi të mjaftueshme për ta ndalur “PDK-në e vogël”, siç e quan ai dhe për t’u bërë gati për zgjedhje të shpejta.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM