Kujtimet e Prince do të botohen gjatë këtij viti

5:31 pm 17.04.18

 

Kujtimet e shkruara nga Prince do të botohen gjatë këtij viti.

Këngëtari, i cili vdiq gjatë muajit prill të vitit 2016, në moshën 57 vjeçare, kishte shkruar kujtimet e tija dhe i kishte titulluar ato The Beautiful One.

Por, deri para vdekjes ai kishte arritur t’i dorëzoj botuesit vetëm 50 faqe nga shënimet e tija.

Tani, sipas agjentit për publikim Esther Newberg, këngëtari ka qenë duke punuar me autorin Dan Piepenbring për realizimin dhe botimin e librit The Beautiful One.

Puna në kujtimet e Prince ka vazhduar edhe pas vdekjes së tij, derisa Newberg është shprehur i sigurt se ato do të publikohen diku nga fundi i këtij viti.

Libri The Beautiful One është përshkruar si një tregues “i një udhëtimi jo të zakonshëm dhe poetik në jetën dhe punën kreative të këngëtarit”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM