Kthehet në jetë pas 40 minutave pa rrahje të zemrës

8:32 am 18.07.17

 

Një mashkull në North Carolina është shpëtuar nga ekipet e emergjencës pas një sulmi që kishte pasur në zemër, dhe pas 40 minutave qëndrim pa rrahje zemre.

John Ogburn, 36 vjeçar, pësoi sulm kardiak derisa po punonte në laptopin e tij gjatë ditës së 26 qershorit.

Dy oficerë policie ishin ndodhur rastësisht afër vendit ku Ogburn po punonte, dhe ata janë paraqitur për ndrihmë menjëherë pas thirrjes emergjente.

Dy oficerët arritën t’i vënë në shërbim aftësitë e tyre emergjente duke e mbajtur të gjallë 36 vjeçarin, babanë e tre fëmijëve, për rreth 40 minuta sa zemra e tij kishte pushuar.

Oficerët e policisë, Lawrence Guiler dhe Nikolina Bajic, kanë bërë të pamundurën duke dhënë ndihmën përmes performimin CPR i cili nga ekipet e emergjencës zakonisht nuk vazhdon të jepet në rast se nuk ka shenja jete pas 20 minuta tek pacienti.

 

 

John Ogburn më pas është shtruar në spital ku mjekët i kanë vendosur medikamentet e nevojshme për t’u rithkyer në normalitet pas disa ditëve.

Atij i është këshilluar që të mos vozis veturë për gjashtë muaj dhe të punoj më pak.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM