Kryesimi në CEFTA, Kosova pa akronimin UNMIK

2:47 pm 07.12.17

 

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se Kosova vitin e ardhshëm do të përdor emrin Kosovë, pa akronimin ‘UNMIK-Kosovë’ në kryesimin e CEFTA-s.

Ai për Radion Evropa e Lirë ka thënë se në takime nuk do të ketë as përfaqësues të Administratës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK.

Në vitin 2007, Kosova zyrtarisht ishte bërë anëtare e Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore.

Në atë kohë, Kosova ende nuk e kishte të zgjedhur statusin, andaj marrëveshja ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMK-ut, Joakym Ryker dhe që atëherë, ishte përfaqësuar me emrin e administratës së UNMIK-ut.

Ky mekanizëm është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga Bashkimi Evropian, me qëllim të thellimit të integrimit ekonomik me vendet e rajonit.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani tha se ka kërkuar nga Përfaqësuesja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, ndihmën e BE-së që të ndryshohet statusi i Kosovës në CEFTA.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM