Kryeparlamentari i Shqipërisë: Drogën, korrupsionin, prostitucionin i gjetëm mes europianëve  

1:27 pm 09.05.18

 

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë kanë komentuar në Ditën e Evropës çasjen skeptike të Holandës karshi hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione për të mbledhur fakte, më takojnë mua dhe ca deputetë dhe mikun tim të shtrenjtë me të cilin na bashkon një rrugë e ndryshme; dashuria për Holandën, Lulzim Bashën dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen në një gjysmë dite, ndërkohë që Komisioni Europian ka një ushtri ekspertësh që hanë fakte, pinë fake dhe dëgjojnë vetëm fakte?!”, deklaroi kryeministri shqiptar Edi Rama, transmeton Top Channel.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, që u shfaq në një bashkëbisedim me gazetarët, më shumë unik se sa të rrallë.

“Nëse është një njollë e zezë e hashashit në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia vjen nga holanda, tregu nga Holanda se është legalizuar. Unë nuk akuzoj Holandën, por pres që ajo të vlerësojë përpjekjet tona”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Kryeparlamentari i dërgoi gjithashtu një mesazh Europës në ditën e saj, në lidhje me shqetësimet e shprehura, për atë që disa vende anëtare e përkufizojnë si “kriminaliteti shqiptar”.

“Mua mund të më thonë edhe nostalgjik, por ne nuk kishim drogë, as korrupsion e as prostitucion. Këto fenomene nuk i çuan shqiptarët në Europë, i gjetën mes europianëve”, shtoi Ruçi, transmeton Top Channel.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM