KRISTIAN DIOR, KURIOZITETE NGA JETA E TIJË & DOKUMENTARI

7:26 pm 13.04.15

Të gjitha flisnin për një revolucion të modës, por stilisti e thirri atë në emër të traditës dhe rregullave të mirësjelljes. Kristian Dior riktheu femrën në kuptimin e plotë të fjalës.

1317305312christian-dior-new-look1-1024x743

 

Legjendari stilist Kristian Dior lindi në Veri të Francës, në Granville, më 1905. Dizajneri ikonë i modës të shekullit të shkuar, do të bëhej i famshëm për opinionin publik vetëm në 1947, në një Paris që aspo kishte filluar ngadalë ta rimerrte veten pas Luftës së Dytë Botërore. Vite që kanë pasur një domethënie për gruan e varfër dhe të kufizuar, të vuajtur dhe modeste, por fatmirësisht një ylber ishte në horizont. Një ylber me një emër të duhur: Kristian Dior. Stilisti, i cili e donte femrat.  Në opozitë me stilin e Channel, ky stilist fillon të dizajnojë fustane superfemëror, me shqimim retro nga periudha që i krijonte, duke u frymëzuar nga moda franceze e femrave fisnike të fundshekullit ‘800.  Koleksioni i parë i Diorit, “Linja Corolle” ose “Neë Look”, ishte fillimi i revolucionit të stilit që vjen ende dhe sot nga ky mason emblematik.  Linja të reja dhe vëllime, silueta dhe gjatësi të reja, supe të harmonizuara dhe të butë, më pas veshje që u bënë një domosdoshmëri, nga forma bust dhe të shtrënguara e të ngushta, të theksuara me materiale të sofistikuar dhe luksoze.

christian-dior-2

 

 

Nëse me Coco Chanel femra kishte fituar lehtësisht disa hapa progrese në lirinë e stilit, tani dukej se ishte kthyer pas përsëri rrezikshëm. Por e vërteta ishte larg, me modën e Diorit gruaja kishte fituar përparime të jashtëzakonshme në hijeshi dhe bukuri. Të tjerët nuk e kuptonin sintoninë veshjeve dhe aksesorëve të Dior, në një epokë ende e pabalancuar. Dior afirmonte një model të gruas romantike, e cila preferon luksin dhe sofistikimin, rehatinë dhe klasin. Koleksionet e Diorit kanë pasur ndikim të madh, por në të njëjtën kohë pati reagime negative.  Ishte koha e paslufte, si mundte Dior të shkurtonte centimetra të tjera?! E shihnin si një mungesë respekti që po vriste ekonominë. E akuzonin edhe për fustanet e shtrenjta në një kohë kur po kalonin një tragjedi botërore. Në 12 shkurt të 1947 nisi kështu fenomeni Dior. Ishte një triumf i vërtetë, por edhe një shpatë me dy tehe.

SergioRossi_SpringSummer2013_WomensHeelsShoes-252x300

 

Ai nuk kujdesej për asgjë në lidhje me lavdinë, e vetmja gjë që i interesonte të krijonte në përputhje me shijet e tij, atë që ai pëlqente. Ai i urrente tubimet shoqërore dhe asnjëherë nuk u takua me shtypin. Jo për snobizëm, por thjesht sepse ai ishte një person i rezervuar, i shqetësuar dhe i turpshëm. Dior ka thënë “Nuk ka sukses pa reklama, por ata që e bëjnë më bezdisin shumë”. Dior ishte stilisti i parë që shiti licencën për veshjet e tij. I pari që krijoji koleksionin pranverë-verë-vjeshtë-dimër. Për atë, veshjet ishin jetë, por edhe një obsesion, aq sa idetë i vinin edhe në ëndërr. “Fustanet janë bashkëbanueset e mia, një reflektim i jetës sime të përditshme me emocionet e tyre, me breshërinë, butësinë dhe gëzimin e tyre.” Trupi i gruas së Diorit ishte thelbësore, e respektoi dhe e deshi atë.

 

dior kpuca

 

Kuriozitete nga jeta e Kristian Dior

Kristiani ishte fëmija i dytë nga 5 fëmijët e lindur nga Alexandre Louis Maurice Dior dhe Izabelës.  Kur ishte fëmijë, familja Dior transferohet në Paris, ku i vogli Dior kalon rininë e tij. Që i vogël ishte i pasionuar nga arti dhe me një interes të madh për arkitekturën, por pas rënies së biznesit të babit të tij, u regjistrua për Shkenca Politike, me premtimin se do të bëhej një diplomat, po nuk ka studiuar kurrë për modë.  Pasi diplomoi në vitin 1928, Dior hapi një galeri të artit, pasi i kishte kërkuar një hua babait të tij. Në shumë pak vite galeria e tij u bë e rëndësishme në panoramën parisienë, duke mbledhur e prezantuar vepra të artistëve si Georges Braque, Pablo Picasso, Jean Cocteau dhe Max Jacob. Diorit iu desh ta mbyllte galerinë në vitin 1931, një vit i vështirë për stilistin, në të cilin i vdesin prindërit si dhe vëllai i madh, dhe më pas falimentimi i biznesit të babait ishte i pashmangshëm.

Dior fillon të shesë disa dizajne që kishte bërë për modë, më 1935 fillon një punë si ilustrator në revistën Figaro. Disa vite më vonë Dior pranohet si asistent i dizajnit të stilistit Robert Piguet. Gjatë Luftës së Dytë Botërore shkon në Jug të Francës me shërbim. Në 1940, kthehet në Paris, ku u takua me Lucien Lelong. Në 1957, disa muaj pasi kishte dalë në kopertinën e revistës Time, Kristian Dior shkon në Itali për pushime. Në 23 tetor, 1957, në Itali, vuan nga ataku i tretë në zemër dhe vdes, në moshën 52 vjeçar.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM