Krasniqi: E di që i kemi më shumë se 61 deputetë

3:10 pm 12.07.17

 

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur I bindur se koalicioni PAN tashmë i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë së kandidatit Ramush Haradinaj.

“Unë nuk besoj, unë e di që i kemi më shumë se 61 deputetë. Nuk është e imja t’ju tregoj sot emrat e deputetëve, sepse besoj se të gjithë deputetët, edhe tanët, edhe minoritarët do ta bëjnë publike qëndrimet e tyre, do t’i japin votat në mënyrë publike.” ka thënë Krasniqi në një intervistë për KosovaPress.

Krasniqi thotë se qeveria e re formohet brenda muajit korrik.

“Unë e kam deklaruar edhe më herë që, insistimi, angazhimi dhe vullneti ynë i përbashkët, është që qeveria të votohet dhe të jetë në funksion para fundit të muajit korrik.”

 

…lexo artikullin e plotë

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM