KQZ: Numërimi ka përfunduar, së shpejti rezultatet finale

8:16 am 12.06.17

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ka probleme me uebfaqen e cila disa herë ka qenë e parifreskuar që nga koha e fillimit të numërimit të votave.

Por, zëdhënësi i KQZ-së sot ka shpjeguar se shumë shpejt rezultatet finale do të publikohet në faqen e cila do të rikthehet në funksion.

“Numërimi ka përfunduar mbrëmë në vendvotime, ka mbetur të procedohen të dhënat edhe për rreth 10% të vendvotimeve dhe të publikohen në linkun e KQZ-së” ka thënë Valmir Elezi për gazetën Express.

Që nga ora 02:34 minuta e mëngjesit të sotëm, kur është bërë përditësimi i votave online, kjo faqe ka mbetur në kuadër të 91 për qind dhe ende nuk ka arritur që të përditësojë në 100 për qind të dhënat nga qendrat e votimit.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM