Kosovarja 14 vjeçe zë vendin e tretë në garën muzikore në Beograd

10:07 am 01.02.17

enida

 

Pianistja 14 vjeçare, Enida Kavaja, ka fituar çmimin e tretë në garën ndërkombëtare të muzikës, mbajtur në Beograd të Serbisë.

Kavaja ka arritur këtë sukses përmes interpretimit të pjesëve të kompozitorëve Haydn dhe Chopin dhe të një komponimi të kompozitorit kosovar Kreshnik Aliçkaj, transmeton Koha.net.

Gara ndërkombëtare e muzikës “Davorin Jenko” organizohet nga shkolla shtetërore e muzikës që mban të njëjtin emër. Ka qenë e hapur për të gjithë kandidatët e moshave 7 deri 24-vjeçare.

Kavaja – e cila bashkë me Dren Himën dhe Bimi Millën përfaqësuan Kosovën në garën “Davorin Jenko” në Beograd – ka qenë pjesë e garës së kategorisë “B” për piano, në mesin e 39 konkurrentëve.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM