‘Kosova është në rrugën e përmbushjes së kritereve evropiane’

2:35 pm 17.04.18

 

Në ditën e publikimit të Raportit më të ri të Progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, u mësua se është rekomanduar hapja e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Ndërkohë, zyrtarët e BE-së thanë se Serbia dhe Mali i Zi kanë bërë disa përparime dhe po vazhdojnë negociatat në procesin e përafrimit me BE-në, derisa Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë në rrugën e përmbushjes së kritereve evropiane para se të mund të llogarisin në negociatat e anëtarësimit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Reformat në sundimin e ligjit, ekonomia e lirë e tregut, respektimi i lirive njerëzore deri te harmonizimi i legjislacionit me atë të BE-së, mbeten parakushtet që vendet ballkanike duhet t’i plotësojnë në rrugën e tyre integruese.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini tha se me strategjinë e re të BE-së për Ballkanin Perëndimor është rikonfirmuar e ardhmja evropiane e këtij rajoni.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM