Kosova duhet ti ketë 50 lojtar të golfit? Kërkesat jo të logjikshme të Komitetit Olimpik

4:06 pm 22.02.19

Në një intervistë ekskluzive për programin e mëngjesit në Urban FM 103.5 FM themeluesi i mini-golfit dhe golfit kosovar Lavdim Zylfiu ka folur për mungesën e mbështetjes nga institucionet kosovare sidomos nga vendimet e Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Bordi i Komitetit Olimpik ka krijuar një komision për kategorizuar sportet në Kosovë dhe këtë vit –është marr një vendim që një federatë të hyn në kategorizim duhet t`i ketë 50 lojëtar, e që është një vendim absurd, sepse nëse në federatën e mini-golfit tashmë i kemi rreth 35 lojtar, në federatën e Golfit, është e pamundur të bëhen 50 lojtar’ shprehet Zylfiu i cili shton se “nëse ne do t`i kishim të regjistruar 50 lojtar të golfit, atëherë dikush do të mendonte se ne jemi ndonjë Dubai apo SHBA” ka deklaruar ndër tjerash Lavdim Zylfiu themeluesi dhe kryetari i Federatës së Mini-Golfit të Kosovës që në 2016 në fushën e vetme në dalje të Prishtinës organizoi Kampionatin Botëror në Mini-Golf Masters 2016, ku morrin pjesë rreth 14 kombëtare duke përfshirë superfuqitë në këtë sport Gjermania, Suedia, Shtetet e Bashkuara etj./UrbanFm/

Komplet intervistën mund t`a dëgjoni në këtë link:
https://soundcloud.com/radio-urbanfm/lavdim-zylfiu-themeluesi-i-golfit-dhe-minigolfit-ne-kosove-interview-ne-radio-urban-fm


URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM