Kosova dhe Tirana në destinacionet më të mira evropiane për vitin 2018

3:56 pm 31.05.18

 

Derisa listat e përpiluara nga Lonely Planet zakonisht përbëhen nga vende të nënvelrësuara si destinacione evropiane përgjatë vitit, edhe këtë herë çështja e “turizmit masiv” është marrë parasysh, duke bërë kështu që vëmendja të zhvendoset në regjione më pak të njohura dhe që duhet gjithsesi të vizitohen.

Kjo ka bërë që lista për destinacionet më të mira në Evropë gjatë vitit 2018 të ketë një koleksion mjaft interesant, duke përfshirë këtu kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, që radhitet në vendin e 10-të dhe Kosovën që zë vendin e katërt.

“Ka një shqetësim rreth rritjes së turizmit në destinacionet e njohura në Evropë, sidomos gjatë muajve të zënë të verës, kështu që me këtë listë donim të tregonim se ekzistojnë alternativa të mahnitshme për të zbuluar gjithandej Evropës,” ka thënë për CNN, Tom Hall, zëdhënës dhe drejtor editorial i Lonely Planet.

 

Lonely Planet’s Best in Europe 2018:

  1. Emilia-Romagna, Italy
  2. Cantabria, Spain
  3. Friesland, the Netherlands
  4. Kosovo
  5. Provence, France
  6. Dundee, Scotland
  7. Small Cyclades, Greece
  8. Vilnius, Lithuania
  9. Vipava Valley, Slovenia
  10. Tirana, Albania

 

Tirana, pozicionuar 27 kilometra në lindje të bregut të Detit Adriatik, kryeqytet i Shqipërisë, e njohur për ndërtesat e saja me ngjyra, është një nga destinacionet më të nënvelrësuara në Evropë. Lonely Planet e vendosi në vendin e dhjetë të listës për destinacione gjatë vitit 2018.

 

 

Kosova, është vlerësuar për shtigjet e saja për ecje, si dhe për festivalin e njohur të filmit Dokufest, që mbahet në Prizren, dhe për regjionin e verës Rahovecin.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM