Koreja Jugore propozon bisedime me Korenë Veriore

7:39 am 17.07.17

 

Pas përkeqësimit të situatës gjatë javëve të fundit, për shkak të testimit të raketave nga Pyongyangu, ka ardhur propozimi nga Koreja e Jugut që të zhvillohen bisedime me Korenë Veriore.

Siç raporton BBC, një zyrtarë i latë i Koresë Jugore ka thënë se bisedimet do të kishin qëllim të ndalin “të gjitha aktivitetet armiqësore që nxisin tensione ushtarake” në kufirin ndërmjet dy Koreve.

Nëse këto bisedime do të zhvilloheshin atëherë do të ishin të parat në nivel të lartë që mbahen që nga viti 2015.

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, ka kohë që ka dhënë sinjale se dëshiron afrim të marrëdhënieve me Veriun.

Deri më tani nuk ka një përgjigje nga Koreja e Veriut rreth këtij propozimi për bisedime.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM